Një 27-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor në fshatin Aranitas të Mallakastrës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës, rreth orës 08:15.
Shtetasi me iniciale P.Z., banues në Ballsh, duke drejtuar mjetin tip Opel ka humbur kontrollin e tij dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë, ai ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin Rajonal Fier.
Nga ky aksident ka mbetur i plagosur 31-vjeçari me iniciale A.Z., pasagjer në mjet.
l.h/ dita
