Aksident në Mallakstër, plagosen dy persona

Amelda Amelda

Një automjet tip rulo ka dal nga rruga në afërsi të fshatit Poçem në Mallekastër dhe për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja, kjo e fundit banuese në Skoci.

Bëhet me dije se ata janë dërguar për marrjen e ndihmës së specializuar mjekësore në spitalin e Fierit, jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Mallakastër/ Informacion paraprak

Sot rreth orës 20:00, në Poçem, Mallakastër, shtetasi D. M., 34 vjeç, banues në Skoci, duke drejtuar automjetin tip rulot, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar shtetasi D. M dhe pasagjerja, shtetasja G. T., 26 vjeçe, banuese në Skoci, të cilët ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve, për momentin jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të daljes nga rruga.

a.m/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *