Një aksident i ndodhur në Peshkopi, ku ka humbur jetën një person dhe kanë mbetur të plagosur tre të tjerë. Ngjarja ka ndodhur pranë rrethrrotullimit të Maqellarës, ku dy automjete janë përplasur mes tyre, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme shtetasit Osman Deda, banues në Bulqizë.
Të plagosur nga aksidenti kanë mbetur shtetasit Bajram Tamçi, 33 vjeç, Brigen Gurra, 32 vjeç, dhe Algert Sallahi 26 vjeç. Ata janë dërguar bë spitalin rajonal, ku ndodhen në kujdesin e mjekëve.
Pritet që hetimet e policisë të zbardhin shkaqet e aksidentit.
