Aksident në Pogradec, 40-vjeçarja gjendet e plagosur anës rrugës

Ornela

Një 40-vjeçare është gjetur në anë të rrugës me dëmtime në trup, dyshohet për shkak aksidentimi nga një automjet që më pas është larguar nga vendngjarja.

Ngjarja raportohet nga policia e Korçës, mbi atë çfarë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje rreth orës 5:20 në aksin Pogradec-Korçë, në vendin e quajtur “Lapidari i Petrushës”.

Shtetasja është transportuar në Spitalin e Pogradecit për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa gjendja e saj raportohet e rëndë.

Një grup hetimor është ngritur për të zbuluar rrethanat e ngjarjes, e sigurisht për identifikimin dhe kapjen e autorit.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *