Aksident në Pogradec-Korçë, makina përplas për vdekje të moshuarin

J L

Një aksident me pasojë vdekjen e një të moshuari është regjistruar orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në Pogradec.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën Pogradec-Korçë, në fshatin Gështenjas, ku shtetasi A.Sh, 35 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, ka aksidentuar shtetasin Z.L, 89 vjeç, banues në fshatin Vërdovë.

Në momentin e aksidentit, i moshuari ndodhej si këmbësor në rrugë dhe ka gjetur vdekjen menjëherë.

Ndërkohë drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar në ambjentet e Komisariatit, ku po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale.

Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *