Aksident në Prrenjas, 53-vjeçari përplas kalimtaren

Leda Hysa

 

Një makinë ka përplasur një këmbësore pasditen e sotme në Prrenjas.

E plagosura është një 87-vjeçare me inicialet F. K, e cila është dërguar në spitalin e Librazhdit për ndihmë mjekësore/

“Në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, në fshatin “Prrenjas”, shtetasi M.B., 53 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Benz” me targa TR 1271 J, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen F.K.,87 vjeçe, banuese në fshatin “Përrenjas”

Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje për të përcaktuar shkakun e aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *