Tjetër aksident në punë, këtë herë pranë Presidencës, 1 punëtor i plagosur

Ornela

Një aksident në punë është shënuar pranë presidencës paraditen e sotme në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:35 në rrugën ‘Ibrahim Rugova’ ku po ndërtohet një pallat i ri pranë Presidencës.

Nga informacionet e para mësohet se është plagosur 41 vjeçari me iniciale XH.D.

Shtetasit XH.D i ka rënë një gur në trup, dhe është dërguar menjëherë në Spitalin e Traumës.

Fatmirësisht i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Grupi hetimor dhe Policia ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

O.J/DITA

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *