Aksident në Rinas, dy persona të plagosur

Ornela

Një aksident ka ndodhur në aksin Fushë Krujë-Rinas ku një automjet tip “Fiat” me targa DR 2890 E, ka përplasur një tricikël ku udhëtonin dy persona.

Aksidenti ka ndodhur pranë vendit të quajtur Ura e Gjolës. Siç duket edhe nga fotot, tricikli ka qenë një mjet i adoptuar për transport materialesh.

Tricikli ka pësuar dëmtime të shumta nga përplasja, ndërsa kanë mbetur të plagosur dy persona të cilët janë transportuar me urgjencë në drejtim të Spitalit të Traumës.

Mjeti me të cilin udhëtonin dy personat nuk lejohet të qarkullojë në akset nacionale, pasi nuk plotësojnë kushtet teknike. Shkak për aksidentin dyshohet të ketë qenë një parakalim i gabuar nga ana e automjetit tip “Fiat Punto”.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *