Aksident në Rrëshen, 4 të plagosur

Ornela

Katër persona kanë mbetur të plagosur në një aksident automobilistik. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Rrëshen-Tirrë, ku mjeti tip Volkswagen me targa AA 421 OU ka humbur kontrollin duke u përplasur me parmakët anësorë të rruges.

Policia sqaron se “për pasojë kanë mbetur  të dëmtuar drejtuesi i mjetit shtetasi B.M. 46 vjeç si dhe 3 pasagjerët në mjet F.M. 55 vjeç, B.M. 22 vjeç, R.J. 17 vjeçe, të gjithë banues në Kukës.”

Të plagosurit janë dërguar në Spitalin Rajonal Kukës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje e po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *