Aksident në Rrugën e Arbrit, makina përplas për vdekje kalimtarin dhe largohet

time

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur këtë mbrëmje në Rrugën e Arbrit. “Balkanweb” raporton se viktima është shtetasi Rushit Rusi nga fshati Çerenec i Dibrës.

Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Gjoricë. Shoferi ka përplasur me makinë kalimtarin dhe është larguar nga vendngjarja. Ngjarja ka ndodhur një kilometër larg Shupenzës, në drejtim të rrugës për në Maqellarë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur aksidentin tragjik me një viktimë.

h.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *