Aksident në rrugën e Dajtit, makina bie nga lartësia, 4 të plagosur

Ornela

Një automjet ka rënë nga lartësia në rrugën e Dajtit këtë të enjte. Si pasojë janë plagosur 4 persona, 3 pasagjerët dhe shoferi i mjetit.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes teksa policia në një informacion paraprak thotë se:

“Më datë 19.07.2018, në rrugën e Dajtit, mjeti me drejtues D.H., ka rënë nga lartësia ku janë dëmtuar D.H., dhe pasagjerët O.Z., A.P., dhe V.T., të cilët u dërguan në spital nën kujdesin e mjekëve”.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *