Aksident në Shkodër, humb jetën një person

Bora Basholli

Një aksident ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në Shkodër. Informacionet e paraprake bëjnë me dije se një person ka humbur jetën.

Viktimë e këtij aksidenti është Bujar Bujaj 40 vjeç. Ai nuk ka mundur ti mbijetoj plagëve të mara dhe ka humbur jetën gjatë rrugës për në spital.

Ndërsa policia e Shkodrës ka ndaluar drejtuesin e mjetit.

Për momentin nuk bëhen të ditura të tjera detaje nga aksidenti, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar ambulanca e policia, ku kjo e fundit po heton për zbardhjen e plotë të saj.

Njoftimi i plotë i policisë:

Më datë 21.03.2019 rreth orës 18:50, jemi njoftuar se në plazh Velipojë, mjeti tip Benz me drejtues shtetasin M. L. banues në Velipojë, ka aksidentuar me pasoje vdekje shtetasin B. B. vjeç 40, banues Velipojë.

Drejtuesi i mjetit do shoqërohet për në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

b.b/dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *