Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pak minuta më parë, në aksin rrugor Shkodër-Lezhë.
Mësohet se një këmbësor është përplasur nga një automjet dhe për pasojë ka humbur jetën.
Zef Uka, banues në Hajmel, ka ndërruar jetë menjëherë pas përplasjes.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Plezhë.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
j.l./ dita
