Një aksident i ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër ka shkaktuar plagosjen e 9 personave. Ngjarja ndodhi në fshatin Kryebushat, ku një automjet në të cilin udhëtonin tre pjesëtarë të një familjeje është përplasur me një makinë tjetër, ku ndodheshin 6 ushtarakë.
Mësohet se kanë mbetur të plagosur të gjithë personat që ndodheshin në të dy automjetet.
Të plagosurit janë: drejtuesi i njërit mjet, Sokol Hasmekaj; bashkëshortja e tij, 47-vjeçarja Blerina Hasmekaj, dhe djali i tij, S. Hasmekaj.
Gjithashtu të plagosur kanë mbetur edhe 6 ushtarakët: Gentian Rrahmani, 25 vjeç; Sevahir Mataj, 26 vjeç; Sytki Zaganjori, 59 vjeç; Genci Leka, 26 vjeç; Edmond Zhupa, 34 vjeç, dhe Pashk Matjashi, 53 vjeç.
Mësohet se 15-vjeçari S. Hasmekaj dhe tre nga ushtarakët e plagosur janë dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë për një ndihmë më të specializuar.
Ndërkohë ushtarakët e plagosur janë vizituar në spitalin e Shkodrës edhe nga ministra e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit por policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

I uroj sherim te shpejte personave,por sa persona mund te transportoi nje makine benz veture se me dalin 6 vete ne makine e ushtarakeve ?.Apo e kan gabim gazetaret apo ushtaraket e shtetit shqiptar jane allosoj nato….
Bjorn, pse je kaq i sgurt se ishte Benz. E lexova tri here shkrimin dhe nuk shoh gjekundi Benz. mos ke qene gje aty kur ndodhi?
@ ermira…Benzi..kallashi…tritoli…dashnorja..tregojne karaduzllekun e shqipetareve, prandaj mos u habit…..
Jo moj Ermira po media tha qe policija desh te fshihte ngjarjen dhe te tjera lajme e pamje tv tregojne qe ishte nje benz me ushtaraket e shtetit shqiptar anetar ne NATO dhe nje ford.
Po nuk ishe e qarte lexo ballkanweb.com