Aksident në Shkodër, vdesin burrë e grua

anazapta

Një çifte bashkëshortësh kanë humbur jetën  në Shkodër në një aksident automobilistik. Ngjarja ka ndodhur në Bahçallëk, kur bashkëshortët  Zenel dhe Fatbere Bajrami, që ishin duke udhëtuar me një motoçikletë drejt fshatit Vukatan, u përplasën nga një makinë. Për pasojë, burri 55-vjeçar nga fshati Vukatan ka humbur jetën menjëherë pas aksidentit, ndërsa bashkëshortja e tij, Fatberja 47-vjeçare, ka ndërruar jetë sapo ka arritur në spitalin e Shkodrës.  Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *