Aksident në SHQUP, dhjetra të plagosur mes demokratëve

Alqi Kociko
Deputetet e PD, Gent Strazimiri, Myqerem Tafaj, Flamur Noka dhe Edi Paloka, duke mbeshtetur te shkarkuar nga administrata shteterore, te cilet kane hyre ne greve urie prane godines se Kryeministrise, ku kerkojne zgjidhje te kerkesave te tyre nga ana e qeverise.

 

 

 

 

 

 

Incidenti në SHQUP, dëmtohen në vrap e sipër për të diskretituar Ramën

 

 

Pritej vërtet një situatë e tensionuar politike këto ditë, pas krizës me reformën e drejtësisë. Por askush, as gojët e liga dhe as analisti i pavarur Robërim Çeka, nuk e kishte parashikuar rrjedhën dramatike të ngjarjeve. Dhe konkluzioni nuk vonoi të bëhej publik për gjithë shqiptarët: Pjesa dërrmuese e deputetëve dhe funksionarëve demokratë u paraqitën në spitalet publike e private, si dhe pikat ambulatore më të afërta, për t’u kuruar nga dëmtimet, përdredhjet, gërvishtjet dhe shembjet në pjesë të ndryshme të trupit.

Historia, e sqaruar më pas me ndihmën e kamerave të sigurisë në selinë e PD, nisi me kritikat e deputetes Jozefina Topalli ndaj kolegëve të vet dhe drejtuesve të partisë, se nuk po tregohen agresivë sa duhet ndaj mazhorancës së majtë. “Ju jeni lepuj, ju s’bani nji lek, marre ju kjoftë”. Kaq mjaftoi që një stuhi e djathtë të sulej drejt foltores në sallën e konferencave të PD për të kapur mikrofonin. “Sa isha duke e kapur me dorë podiumin, dhe do ta bëja leckë regjimin autokratik të Ramës”, do të pohonte më pas Gent Strazimiri, “kur ndjeva një dhimbje të mprehtë në pulpën e djathtë. Më kishte shkelur Edi Paloka, ndërsa në nofull më erdhi një bërryl i Albana Vokshit”. Rrëfime të ngjashme kishin edhe Edmond Spaho, Oerd Bylykbashi, madje dhe Ridvan Bode. Dikush pa dy dhëmbë, një tjetër me sy të nxira si arushët panda, një i tretë duke çaluar, por të gjithë me një refren në gojë, “Ah Edvini i krimit, ç’më bëre. Tani të erdhi fundi”.

Mësohet se në kohën e dyndjes së deputetëve nëpër spitale, mjekët kishin në duar disa të aksidentuar nga aksidentet rrugore, një grup nxënësish të dëmtuar nga rënia e tavanit të ri, dhe disa gjimnazistë, autobuzi i të cilëve përfundoi nën urën e sapondërtuar nga firma 3Y. Sigurisht që ata u lanë mënjanë dhe mjekët iu përkushtuan parlamentarizmit.

Share This Article
2 Comments
  • LHa …. ha… sa e rende. Kolonjaret
    t per here te pare votojne te majten… sae rende.. humbje e madhe per Pd. O ju shperlafte mortja.

  • Ulu mor ti nejun!
    Te qita prej leckash!
    Goja ham shpina dap!
    Ju jeni lepuj, marre ju kjofte !
    Ta bajme Shkoder lucen si Venecien!
    Do bana Parlamentin 500 milion euro, ma te bukrin e botes!

  • Shoke, po tani qe Saliu nuk ka gjasa te denohet a do te dorhiqet zysh Arta? Mori nje vendim solemn tere seriozitet Arta po me duket se po ia ben me keq se Jozefina.

  • E pashe ne fotografi baxhellen e Shkodres dhe me neve-
    ti pamja e saj prej plake por me e keqja vjen tani: kjo, ne
    i thencin femer, sepse si femer s’ka asgje te perbashket
    me to, perdor nje fjalir shkerdhate ne parlamentin e Ilirit.
    Realisht parlamenti duhet te ishte vendi i njerezve te kul-
    turuar,por kjo nuk ndodh ne parlantin shqiptar,perkundra-
    zi aty jepen shembujt me negative te sjelljes se deputete-
    ve . Dje psh. Kaci Zi-sterre me fjalorin e tij katran ofendoi
    pa te drejte Ministrin e jashtem shqiptar ,pa permendur
    ketu qendrimet e fyerjet skandaloze te Bumces ndaj mi-
    nistrit te jashtem pikerisht dje ne seancen e komisioneve
    Eshte turpi botes t’ i drejtohesh ministrit me kete fjalor prej rrugacesh . Dje keta deputete te opozites e treguan
    veten se cfare bande ka futur ne parlament opozita,qe per mendimin tim dhe shumices derrmuese te shqiptare-
    ve kjo nuk eshte me opozite por thjeshte nje bande haj-
    nash qe eshte caktuar ne parlament vetem e vetem per
    te mbrojtur Saliun dhe dinastine e tij, per te mbrojtur veten keta deputete nga hajnite qe kane bere gjate 25 vjeteve te sundimit berishian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *