Aksident në Tiranë, adoleshenti përplas 14 vjeçarin

Elena Tase

Një i mitur është përplasur në Tiranë nga një 18-vjeçar. Aksidenti ndodhi në rrugën “Dedë Gjo Luli”.

18-vjeçari me iniciale F. H, banues në Tiranë përplasi 14-vjeçarin me iniciale, banues në Tiranë. I aksidentuari ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Është arrestuar shtetasi F. H., 18 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i tij u bë pasi, në rrugën “Dedë Gjo Luli” duke drejtuar mjetin tip “Audi” ka aksidentuar shtetasin e mitur R. M.,14 vjeç banues në Tiranë i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore”, raporton policia.

Materialet në ngarkim të tij u referuan pranë Prokurorisë së Gjykatës Shkallës Parë Tiranë për veprat  penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

e.t./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *