Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë dhe një person ka mbetur i vdekur. Aksidenti ndodhi pranë stacionit të Trenit në Tiranë, ku një automjet tip “Audi” ka përplasur për vdekje një këmbësor.
Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja, teksa policia i është vënë pas. Grupi hetimor po kryen veprimet e para në vendin e ngjarjes.
a.m/dita
