Aksident te zona e Brrylit, kamioni përplas për vdekje këmbësorin

Leda Hysa

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 10:20 minuta në zonën e Bërrylit në kryeqytet.

Mësohet se një person i cili po udhëtonte me biçikletë është goditur nga një kamion.

Sipas informacioneve paraprake personi mbi biçikletë ka humbur jetën, dhe ende nuk është bërë i ditur identiteti i tij.

Për momentin nuk bëhen të ditura të tjera detaje mbi ngjarjen, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e saj, ndrsa ende nuk ka mbërritur ambulanca.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *