Një 57-vjeçar ka humbur jetën këtë të shtunë, pasi u përplas nga një automjet, pranë rrethrrotullimit të qendrës tregtare TEG.
Sipas policisë mësohet se viktimë e aksidentit ka mbetur 57-vjeçari L.Braja, banues në Tiranë.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e aksidentit dhe kapjen e autorit i cili është larguar pas aksidentit.
