Pasditen e sotme në Tiranë drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e këtij të fundit duke u përplasur me bordurën e rrugës si fillim e më tej ka aksidentuar dy shtetase këmbësore.
Ata u dërguan në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndërkohë po vijon puna për sqarimin e ngjarjes nga autoritetet.
Informacion paraprak
Më datë 30.01.2021, rreth orës 18:10, në Unazë të Re, mjeti me drejtues shtetasin E. H., ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me bordurën e rrugës, dhe më pas ka aksidentuar dy shtetase këmbësore H. Sh., 70 vjeçe dhe A. Sh., 47 vjeçe, të cilat u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor dhe sherbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
h.b/dita
