Aksident në Velipojë, i riu humb jetën, një tjetër plagoset

Elton Tafaruci

Një 24 vjeçar ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur pasi makina me të cilën po udhëtonin është aksidentuar. Ngjarja ka ndodhur paraditen e së dielës, në Velipojë.

Sipas policisë, mjeti me të cilën po udhëtonin dy personat ka dalë nga rruga, duke i shkaktuar vdekjen njërit prej tyre.

Dyshohet se shkak i aksëidentit ishte shpejtësia tej normave të lejuara.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *