Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në aksin Vlorë-Radhimë.
Makina tip “Ford Focus” me targa AA581GV ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë në anë të saj duke pësuar dëme të mëdha materiale.
Dy personat që ishin brenda morën plagë të rënda dhe po marrin ndihmë mjekësore në spital.
a.m/dita
