Aksident në Vlorë, furgoni përplas 19 vjeçarin me motor

Ornela

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor të Transballkanikes ku për pasojë ka mbetur i plagosur një 19 vjeçar.

I riu me inicialet XH.V ishte duke udhëtuar me motor e ndërsa shtetasi A.A 31 vjeç drejtues i mjetit furgon e ka përplasur në rrugë.

I plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë për veprimet e mëtejshme proceduriale.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *