Aksident në Vlorë, humb jetën 54-vjeçari

Leda Hysa

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë dhe i ka marrë jetën një personi.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Drashovicës teksa një mjet tip “Benz”, më targa AA948DL ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i mjetit 54-vjeçari Abedin Boraku.

Policia ndodhet në vendngjarje ku ka nisur dhe hetimet.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *