Aksident në Vlorë, makina përplas çiklistin

Leda Hysa

Një tjetër aksident ka ndodhur në rrugën Transballkanike në Vlorë, që njihet ndryshe edhe si Rruga e Vdekjes, për shkak të aksidenteve të shumta me pasojë vdekjen.

Një makinë ka përplasur një drejtues biçiklete, i cili është transportuar për në spital. I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ky është aksidenti i dytë në 24 orë në këtë rrugë. Mbrëmjen e djeshme, një makinë i mori jetën një këmbësori në këtë rrugë. Një 70-vjeçare ka humbur jetën pasi u përplas nga një BMW.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment
  • Aksidente sepse shteti nuk e ka bere rrugen me fenere per te bere stop, por ka bere nja 4 rrethrotullime ku asnje nuk di te zbatoje rregullin e duhur.
    Aty futen makinat me tre kater rreshta. Vend unik ne bote ku rrethrotullimi eshte me 2-3 korsi.
    Rrethrotullimi duhet te kete vetem nje korsi.
    Prioritet ka makina ne rreth dhe jo ajo qe vjen nga rruga e drejte.
    Por me absurdja eshte qe krahu i jashtem i rruges kthehet ne te majte, ne krahun e brendshem pa problem fare.
    Me dy korsi ke nevoje per fanare, duhet kaluar rruga me rradhe dhe jo me gara.
    Eshte fajti totalisht i shtetit per cdo aksident ne ate rruge.
    Nje rruge kaq e ngarkuar dhe pa asnje sistem rregullimi te kalimit eshte cmenduri.
    Vetem ketu ndodh ky lloj absurditeti.
    Rrofte lungomarjaaa
    Rrofte partiaaaa.
    Vari leshte, prape do duartrokasim per horrat..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *