Aksident në Vlorë, plagoset rëndë një person, dërgohet me urgjencë në spital

time

Një aksident me pasojë një person të plagosur në gjendje të rëndë shëndetësore ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në lagjen Kushtrim, Vlorë.

Policia bën të ditur se një automjet tip “Benz”, me drejtues ende të paidentifikuar, ka aksidentuar shtetasin me inicialet M. S. dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Personi i plagosur ndodhet i shtruar në spital në gjendje rëndë shëndetësore, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorit të aksidentit.

h.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *