Një aksident tragjik rrugor i mori jetën mëngjesin e sotmë një 32-vjeçari nga Gjirokastra. Ngjarja ndodhi në autostradën Tiranë-Durrës, pikërisht në Vorë, ku autovetura me të cilën udhëtonte Martin Shane dhe 20-vjeçarja Elizabeta Shatëri doli nga rruga. Për pasojë ka mbetur i vdekur në vend drejtuesi i mjetit, 32-vjeçari Shane, emigrant ndërsa është plagosur vajza 20-vjeçare. Kjo e fundit ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës. Policia ka nisur hetimet për aksidentin. Paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia dhe rrëshqitja e mjetit nga lagështira në rrugë.
