Një aksident automobilistik ka ndodhur në qytetin e Vlorës, ku dyshohet se ka edhe viktima.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtës rreth orës 22:00, në zonën e vilave qeveritare.
Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, ndërsa policia dhe zjarrfikesja ndodhet në vendin e ngjarjes.
Po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
