Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e “Don Boskos”, në kryeqytet.
Një person që udhëtonte me biçikletë është goditur nga një automjet, duke mbetur i plagosur. Drejtuesi i mjetit është larguar menjëherë nga vendngjarja pa i dhënë as ndihmën e parë të plagosurit.
Ndërkohë, ai është dërguar në Spitalin Ushtarak nga kalimtarë të rastit.