Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në rrugën Korçë-Pogradec. Aksidenti i ndodhur në vendin e njohur si kthesat e Leshnicës u ka marrë jetën dy personave, ndërsa tetë të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Nga të dhënat paraprake në vendin e ngjarjes mësohet se një furgon dhe një veturë janë përplasur, duke shkaktuar aksidentin e rëndë. Burimet bëjnë të ditur se njëri prej viktimave është identifikuar si Elvis Sekseni, ndrësa nuk dihet ende identiteti i viktimës së dytë.
Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital, ndërsa policia po heton mbi ngjarjen.
