Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Plepa – Golem, në afërsi të Shkëmbit të Kavajës.
Sipas raportimeve, një automjet tip furgon ka goditur një autobus.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar dy persona.
Njëri nga të plagosurit është nisur me urgjencë në Tiranë, pasi gjendja e tij raportohet kritike.
Sipas të dhënave një defekt në autobus ka rezultuar në ndalimin e tij të menjëhershëm, çfarë ka shkaktuar që furgoni të përplaset me të.
e.ll./dita
