Një aksident me pasojë vdekjen e një personi raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e së dielës në afërsi të “Shkëmbit të Kavajës”.
Raprtohet se një automjet ka përplasur këmbësorin, i cili ka humbur jetën në vend.
Burime paraprake bëjnë me dije se këmbësori i ka prerë rrugën makinësqë po lëvizte me shpejtësi në autostradë.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit tragjik.
e.ll./dita
