Një aksident rrugor në aksin Fushë-Krujë-Vorë u mori jetën dy të rinjve sot në mesditë. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Ura e Gjolës, ku një motor u përplas me një makinë. Për pasojë, kanë humbur jetën dy 23-vjeçarët Renald Tema dhe Sabri Beja. Mësohet se drejtuesi i automjetit të përfshirë në aksident është larguar nga vendngjarja pa u dhënë as ndihmën e parë dy të plagosurve, të cilët ndërruan jetë pak minuta më pas.
Policia po kryen veprimet hetimore në vendin ku ndodhi ngjarja.
