Një aksident automobilistik ka ndodhur paraditen e ditës së premte, në zonën e Medresesë në Tiranë.
Sipas burimeve të “Dita”, një makinë e tipit “Mercedes” është përplasur me një motor, dhe rezulton se drejtuesi i motorit ka pësuar lëndime në këmbë dhe goditje të lehta në kokë.
Ndërkohë, pritet ardhja e ambulancës për të dërguar të lënduarin në spital, për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.
s.a/dita
