Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet.
Sipas të dhënave të para mësohet se një automjet ka përplasur një kalimtare, e cila është dërguar me urgjencë në spital.
Aksidenti ndodhi tek “Rruga e Kavajës”, teksa gruaja po kalonte rrugën.
Në vendin e ngjarjes janë mbledhur dëshmitarë të shumtë, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.
o.j/dita
