Një person ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë Urës së Dajlanit në Durrës. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por paraprakisht raportohet se një mjet taksi është përplasur me një tjetër të llojit “Mercedes Benz” me ngjyrë gri”.
Për pasojë një person është plagosur rëndë. Përsoni në fjalë nuk është identifikuar ende, por mësohet se është dërguar në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
a.m/dita
