Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në verilindje të Tajlandës. Një autobus ka dalë nga rruga duke u marrë jetën 18 personave dhe plagosur dhjetëra të tjerë.
Mësohet në autobusin prej 2 katesh udhëtonin rreth 50 persona të cilët ishin duke u kthyer nga një festë.
“Janë 18 njerëz të vrarë, nga këto 12 gra dhe 6 burra”, tha Suthep Ruenthawil, shefi i njësisë për parandalimin dhe zbutjen e fatkeqësive, në provincën Nakhon Ratchasima.
Ai shtoi se 28 njerëz po marrin trajtim për lëndime.
Suthep tha se shoferi i autobusit humbi kontrollin dhe automjeti ishte duke shkuar drejt greminës, por u përplas me një pemë të madhe.
l.h/ dita
