Aksident tragjik, humbin jetën 1 vajzë dhe 3 djem

Elton Tafaruci

Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. Katër persona kanë gjetur vdekjen, 1 vajzë dhe 3 djem, në Velipojë.

Një makinë tip BMW me targa AA767HF, ka rënë në kanalin e Hidrovorit. Viktimat janë dy shtetas shqiptarë dhe dy italianë.

2

Sipas raportimeve të para, shkak i aksidentit është bërë rruga e pa asfaltuar, e cila është burim i shpeshtë i aksidenteve, por edhe mungesa e ndriçimit në këtë pjesë të rrugës.

3

Në këtë vend ndodhin shpesh aksidente të rënda me vdekje, ku drejtuesit e automjeteve, sidomos ata që nuk e njohin rrugën, përfundojnë në kanalin e Hidrovorit.

Janë identifikuar tre nga katër viktimat e aksidentit tragjik që ndodhi në Velipojë: Besmir Kola 29 vjeç, Giorgio Angelo 25 vjeç, Artenisa Peraj 21 vjeç. Ende nuk është identifikuar viktima e katërt./tvklan.al

Share This Article
2 Comments
  • Ngushellime familjeve. Por ka nje gje per te thene, 20 vjecare me bmw serie 7 eshte paradoks alla shqiptar, keto makina luksi qe te reja kushtojne mbi 100 mije euro, po edhe te perdorura s’i mban dot as me rroge ministri, nuk ka nevoje te fantazosh se sa eshte i terhequr brezi i ri nga trafiqet dhe pislliqet, pastaj maskaralleku behet edukate dhe trafikimi i cdo lloji sygjeron moralin e kohes. Kur do marre fund kjo mode adoleshentesh dhe 20vjecaresh me makina presidentesh, policia duhet te beje nje aksion te pergjithshem. Nje sy i vemendshem nuk do kallauz te kuptoje se paraja e piste bredh rrugeve dhe shteti futet ne zyre e vret rradaken ta gjeje tek ndonje takse e re neper rrogat e hallexhinjve.

  • Se pushteti lokal dihet te ngre nje mur mbrojtes ne ate vend si dhe sinjalet paralajmeruese.
    Kush can byth sa vriten

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *