Një aksident i rëndë i mori jetën punonjësit të burgut në Rrogozhinë, i cili po lëvizte me biçikletë. Viktima quhet Shpëtim Gjuzi, 45 vjeç, banues në Rrogozhinë, punonjës i sigurisë së burgut që ndodhet në këtë qytet.
Biçikleta me të cilën Gjuzi po lëvizte u përplas nga një kamion, i cili e zuri poshtë atë. U desh ndërhyrja e policisë për nxjerrjen e trupi të pajetë nga gomat e kamionit.
