Aksident tragjik në aksin Kukës-Morinë, 3 të vdekur

redaktor

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e 3 personave është regjistruar mbrëmjen e sotme në Kukës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Kukës-Morinë, ndërsa nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se viktimat dyshohet të jenë shtetas kosovarë. Forca të shumta të policisë janë drejtuar në vendin e aksidentit, ndërsa po hetojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes së rëndë.

Share This Article
2 Comments
  • te gjithe e deshem kete ruge ,sepse duhesh qe tu hidhnim duart ne qafe njeri tjetrit,e te bashkoheshim njehere e pergjithmone po kete nuk e prisnim qe vellezerit tane te gjejne cdekjen ne kete ruge …keshtu e beri saliu qe ju doni kaqe shume te dashur vellezer ..e beri shkel e shko pa kurefare kushte sigurie pa sinjalistike ,pa mbrojtese ,e tani njerezit vriten .e shkretohen familje ju vjedhin ju poshterojne e saliu nuk do te dije fare ju nuk e njihni sali serbin ,ju u jane veshur syte nga dashuria q keni ,po ngadale do e merni vesh kush eshte ky monster ngushellime per familiet e tyre

  • Kam degjuar shume te flitet per aksidente ne kete rruge qe do ta quaj “Rruga e mallkimit”.Nuk kuptoje nje gje .A kemi specialiste te nxjerrin konkluzjone !!!???.Sa here qe degjoje te tilla policia del dhe thote .Gabim njerzor ,shpejtesi e madhe ,makin me defekt ,parakalim i gabuar e shume te tjera qe skan te mbaruar .Per parametrat e rrugve nuk thone asnje fjale !!!Ae dini pse !!!???.Automatikishte kush bene vrejtje nga policet del nga puna e quhet armik i miqsise Shqiperi-Kosove.Saliu e Luli nuk duan ti dali asnje defekt teknik rruges .Pranojne qe shqiptaret te lene koken ne kete aks por vrejtje kurren e kurres.
    Degjojme qe te tilla te ndodhin dhe jashte vendit .Por asnjehere nuk fshihen arsyer e verteta .Ne Itali,Slloveni,Kroaci,Maqedoni e Greqi sa ndodh nje ngjarje e tille ngrihen ne kemb dhe i ven pikat mbi iii.Marrin masa deri ne ndalim te segmenteve nese jane jashte parametrave.
    Arsyeja dihet .Duhet vene dore perseri per te korigjuar korrupsjonin e rruges gje qe do te shkaktoje ceshtje penale .Por injoranca dhe korrupsjoni jane fenomene qe nuk fshihen kollaj. Ato mbeten deri sa pergjegjsit dalin para gjyqit .Athere dhe keto rruge do te ribehen me parametrat e duhura .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *