Aksident tragjik në Indi, 27 fëmijë të vdekur

Dita

27 fëmijë kanë humbur jetën brenda një autobusi shkolle që ra në një zonë malore në Indi.

Sipas asaj që raporton BBC, autobusi transportonte 40 fëmijë të një shkolle nga Nurpur, ku pjesa më e madhe ishin nën moshën 10 vjeç.

Drejtuesi i autobusit dhe dy mësues humbën gjithashtu jetën në aksidentin tragjik të ndodhur të hënën në mbrëmje, në shtetin verior të Himchal Pradesh.

Mjeti ra rreth 61 metra në humnerë, dhe shkaqet e këtij aksidenti të rëndë janë në hetim e sipër.

Aksidentet e këtij lloji në Indi janë të zakonshme, shpesh për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit, por edhe nga rrugët dhe automjetet jashtë standardeve.

s.a/dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *