Një aksident tragjik u ka marrë jetën tre të rinjve në orët e para të mëngjesit të së premtes. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kosovë e vogël, Lushnje.
Tre të rinjtë: Mario Rika, 16 vjeç; Fadil Rika, 17 vjeç; dhe Sokol Sheqi, 16 vjeç, po ktheheshin nga një gëzimiljar, ndërsa me ta në makinë udhëtonte edhe një person tjetër, i cili ka mbetur i plagosur.
Aksidenti ka ardhur si pasojë e humbjes së kontrollit të mjetit, një makinë tip Benz. Për pasojë, automjeti është përplasur me bordurën e rrugës dhe ka rënë në kanal, duke shkaktuar vdekjen e tre djemve.
Tre të rinjtë ishin banorë të fshatit Çinar në komunën Fier Shegan. Personi i katërt që ndodhej në makinë me ta, i identifikuar si Francesko Mara, ka arritur t’i mbijetojë aksidentit fatal.
Policia dyshon se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia tej normave, e cila nuk i ka dhënë kohë drejtuesit të mjetit të manovrojë në kthesë.

po si nuk e kuptuan nje here keta prinder qe si jepet makina nje adoleshenti .