Një ngjarje e rëndë si pasojë e një aksidenti ka ndodhur sot në Vlorë. Si pasojë e aksidentit mësohet se ka ndërruar jetë një vajzë, shtetasja G.M., 25-vjeç, ndërsa shtetasja S. K., 38 vjeçe është plagosur rëndë.
Vajzat udhëtonin në një makinë tip ford me targa AA093VR, të cilat kanë qenë duke hyrë në qytetin e Vlorës.
Pas një devijimi të gabuar, makina tip ford ka goditur rrethrrotullimin në hyrje të qytetit të Vlorës dhe më pas makina është përmbysur duke zënë poshtë të dy vajzat.
Një devijim i gabuar solli vdekjen fatale të një prej vajzave, ndërkohë që shtetasja tjetër është dërguar menjëherë drejt spitalit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
NJOFTIMI POLICISE:
Rreth orës 17:20, në rreth rrotullimin në hyrje të autostradës “100 Vjetori” Vlorë, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit dhe shpejtësisë së lartë, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur automjeti tip Ford.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dy shtetase femra, ku njëra ka humbur jetën në vend ndërsa tjetra është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme hetimore.
a.t / dita

I ka pare njeri si hyjne makinat ne rrethrrotullim? Te vesh duart ne koke
Sa shofera e dijn,se ne rrethrrotullim ka perparesi ai qe eshte brenda,qe d.th,ulja shpejtesise eshte detyrim,sepse edhe mund te ndalesh nese dikush eshte futur para teje.
Blihet patenta,diplloma,drejtesia,vendi punes….