Aksidente në Tiranë-Durrës, një makinë përmbyset, tjetra merr flakë

DITA Online

 

Kjo e dielë e karakterizuar nga një i nxehtë përvëlues ka bërë që kryeqytetasit të dynden drejt brigjeve të Durrësit, duke prodhuar radhë kilometrike në orët e paradites në autostradën Tiranë-Durrës.

Me numrin e lartë të automjeteve në qarkullim dhe amortizimin e aksit kryesor të vendit, aksidentet edhe këtë fundjavë kanë qenë të pashmangshme.

Në mesditë një makinë është aksidentuar duke u përmbysur në autostradë, ndërsa fare pranë saj një tjetër automjet ka shpërthyer në flakë.

Mësohet se ka mbetur e plagosur lehtë një femër që ishte pasagjere në njërin prej mjeteve.

E plagosura është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *