Aksidentet, 9 pikat e frikshme dhe me bilanc tragjik në rrugët e Shqipërisë

Leda Hysa

 

Në rrjetin rrugor shqiptar janë të paktën 9 pika të zeza të identifikuara si nyjet ku është regjistruar numri më i lartë i aksidenteve me vdekje, tregon eksperti rrugor Fisnik Ziçishti

“Një pjesë e rrugëve janë rregulluar por prapë kemi pika të zeza në të cilat duhen urgjent ndërhyrja e organeve kompetente. Pikat e zeza janë të disata në vendin tonë në të gjithë territorin e vendit.

Do veçoj autostradën Tiranë- Durrës, dhe pikërisht duke filluar segmenti rrugor nga Vora në drejtim të Durrësit, që është në tërësi një pikë e zezë, rrethrrotullimin e TEG-ut, rrugën nga Kamza deri në Fushë Krujë dhe nga Miloti deri në Lezhë, ku ka shumë aksidente të regjistruara, duke filluar nga Durrësi kemi unazën e Durrësit, kemi aksin rrugor Rrogozhinë-Lushnje, kryqëzimi i pushimit të shoferit, kryqëzimi i Maliqit.

Kemi edhe kryqëzimin e Plasës që lidh Devollin me Korçën që kërkojnë ndërhyrje urgjente“, thotë ai.

Sipas ekspertëve, sinjalistika dhe daljet në rrugë janë ato që kërkojnë ndërhyrje urgjente.

Problematika është për tre faktorë; faktori njeri, automjet dhe rrugë. Ka edhe kryqëzime të shumta që dalin në mbikalime, sapo kalon Sukthin që nga rruga dytësore ka dalje në autostrada, drejtueist e mjetit nuk mbajnë distancën mes njëri-tjetrit, ecin me shpejtësi”.

Vetëm në Qendrën Kombëtare të Urgjencës, nga Janari deri në Qershor janë regjistruar afro dy mijë thirrje vetëm për aksidente.

“Sot që flasim kemi 10 -15 aksidente në ditë, për fatin e mirë jo të gjitha me kode të zinj, me vdekje në vendngjarje, por po i shohim që na ndodhin. Tirana po na krijon probleme me këmbësorët”, thotë Skënder Brataj, drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencës.

Referuar të dhënave të INSTAT, nga Janari deri tani numërohen mbi 800 persona të aksidentuar. Afro 15 prej tyre humbin jetën gjatë një muaji/Klan.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *