Dy ditë më parë një avion është rrëzuar vetëm pak pas ngritjes në fluturim në shtetin meksikan të Durangos, por fatmirësisht pa shkaktuar asnjë viktimë.
Guvernatori Jose Aispuro njoftoi përmes “Twitter”-it se, mes 103 personave në bord nuk ka asnjë të vdekur, edhe pse 97 prej tyre janë plagosur, dy prej të cilëve në gjendje kritike.
Fluturimi “AM2431” i kompanisë “Aeromexico” ishte nisur nga Aeroporti ndërkombëtar “Victoria” i Guadalupes, me destinacion Mexico Cityn. Avioni u rrëzua shumë pranë aeroportit, pak çaste pasi ishte ngritur nga pista. Në një video të publikuar së fundmi nga mediat e huaja shihet momenti i rrëzimit dhe të bërtiturat e pasagjerëve në bord.
