Aksidenti brenda tunelit në Tiranë-Elbasan, viktima vëllai i deputetes së PS

J L

Viktima, i cili humbi jetën mbrëmjen e djeshme nga aksidenti në tunelin Tiranë-Elbasan është Elton Maçolli.

Mësohet se 42-vjeçari është vëllai i deputetes së PS, Blerina Gjylameti.

Sipas Policisë, si pasojë e parakalimit të gabuar makina u përplas me një kamion.

Përplasja ishte shumë e fortë, duke bërë që makina, e cila ishte edhe me impiant gazi të merrte flakë.

42-vjeçar Maçolli ndërroi jetë në vend, duke mos i mbijetuar plagëve të marra.

Elton Maçolli punonte të regjimenti i Farkës dhe ishte pilot helikopteri.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

j.l./ dita

Share This Article
2 Comments
  • Te tuneli tirane -elbasan, edhe pse ka me dhjetra shenja sinjalistike , asnji nuk i respekton. Kush e kush te parakaloje, te tjere me shpejtesi marramendese. Ketu dihet qe kultura ne timon eshte zero, prandaj policia rrugore te veproje sa me ashper.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *