Aksidenti me vdekje në Fushë Milot, policia arreston dy drejtuesit e mjeteve

redaktor

Policia e Lezhës ka dhënë detaje në lidhje me aksidenton e ndodhur mëngjesin e sotëm në Milot.

Sipas të dhënave zyrtare, sot rreth orës 06.45, të mëngjesit,  në aksin rrugor Fushë Milot-Rubik, në FushëMilot, shtetasi Dashamir Fida duke drejtuar mjetin “Nisan” me targë AA316IV është përplasur me mjetin “Opel Kadet”,  me targë të Kosovës 07-689-AN,  që drejtohej nga shtetasi kosovar Ardian Cana.

Si pasojë ka gjetur vdekjen e mënjëhershme shtetësja G.F. 68 vjeçe,  banuese në Laç e cila ishte pasagjere në mjetin Nisan.

Gjithashtu  janë dëmtuar dy drejtuesit e mjetëve si dhe pasagjerët Sh.F. 80 vjeç,  banues në  Laç, H. F. 83 vjeçe,  banuese në Tiranë,  Dh.H. 67 vjeç,  banues në  Dibër,  që ndodheshin pasagjerë në mjetin “Nisan” si dhe shtetasit E.C. ,9 vjeçe, banuese në Kosovë ,  R. C. 13 vjeç, banues në Kosovë, pasagjerë në mjetin “Opel” ,  të cilët ndodhen në Qendrën e Traumave Tiranë nën kujdesin e mjekëve. Nga Shërbimi i Policisë Rrugore janë arrestuar në flagrancë 2 drejtuesit e mjeteve, konkretisht  shtetasit Dashamir Fida, 60 vjeç, banues në Tiranë, i pajisur me leje drejtimi dhe Ardian Cana, 46 vjeç, banues në Kosovë, i paisur me leje drejtimi .

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *