Aksidenti në Dimal, 4 të plagosur rëndë!

Amelda Amelda

Një aksident i rëndë është regjistruar sot në hyrje të Dimalit. Dy mjete, njëra Autoshkollë dhe tjetra Fuotistradë Benz ML, janë përplasur fuqishëm me njëra-tjetrën, duke u rrokullisur disa here në asfaltin e rrugës, ndërkohë që mjeti tip ML ka përfunduar në kanal.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur rëndë instruktori dhe kursanti që ndodheshin në mjetin Autoshkollë dhe shoferi e pasagjerja që ndodheshin në mjetin tip fuoristradë ML.

Të plagosurit janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve,me plagë të shumta. Mjekët e Spitalit Rajonal Berat pohojnë se gjendja e dy prej tyre është e rëndë dhe mendohet ti nisin drejt Spitalit të Traumës, për një mjekim më të specializuar.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie,që po kryejnë kqyrjen e vendit të aksidentit të rëndë.

a.m/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *